Vendosni fjalën kyçe....

Meta për mesazhet e ambasadores Kim: Partitë të garojnë me figura me integritet


Këtë paradite, Presidenti Ilir Meta ka komentuar mesazhet dhe thirrjet e ambasadores amerikane Yuri Kim, lidhur me pastrimin e listave nga personat e inkriminuar.

Në një dalje për mediet, Meta tha se ky ka qenë një problem serioz në të gjitha nivelet e pushtetit, por se i bën thirrje partive që më 25 prill të garojnë me figura me integritet.

”Fakti që ne kemi bërë një ligj për dekriminalizimin, tregon se ka qenë problem serioz. Problem i Kuvendit, pushtetit vendor, i niveleve të tjera të qeverisjes.

E domosdoshme është që më 25 prill të tregohet vullnet nga forcat politike, dhe vetë qytetarët për t’u distancuar nga figurat që nuk përfaqësojnë qytetarët, interesin e lartë publik. Dhe që kanë ato problemet e qarta në ligjin e dekriminalizimit.
Partitë të jenë në garë me figura me sa më shumë integritet.”– iu përgjigj presidenti Meta pyetjeve të gazetarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *