Gazetarët nuk e lënë rehat presidentin Ilir Meta, kur bëhet fjalë për intervistën e javës së kaluar të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili e akuzoi se ai mbarte të gjitha mëkatet e Biblës.
Edhe pse në fillim nuk deshi t’i jepte vëmendje Nanos dhe refuzonte të jepte komente. Sot Meta e bëri një koment të shkurtër duke thënë se nuk shkon të merresh me kumar dhe të citosh biblën nga ana tjetër.
“Zero komente për zero zero. Dhe të merresh me kumar dhe të citosh Biblën sikur nuk shkon.”- iu përgjigj Meta sot gazetarëve.