Kosova do zhvillojë zgjedhjet e jashtëzakonshme vetëm 14 muaj pas atyre të 6 tetorit 2019.
Zgjedhjet e 14 shkurtit vijnë pas qeveria e krijuar nga Abdullah Hotu u rrëzua për shkak se deputeti Etem Arifi ishte dënuar për vepra penale.
Këto zgjedhje e gjejnë Kosovën në një situatë krejt ndryshe pasi edhe Presidenti Hashim Thaçi u dorëhoq për shkak të akuzës për “krime lufte” nga Dhomat Speciale të Gjykatës në Hagë.
Në këto zgjedhje Vjosa Osmani e larguar nga LDK-ja garon së bashku me disa mbështetës të saj në listën e Vetëvendosjes e cila ka shpallur edhe kandidaturën për Presidencën.
Ndërkohë edhe kreu i LVV-së, Albin Kurti me një vendim të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të kandidojë në këto zgjedhje për shkak të dënimit të marrë jo më shumë se tre vite më parë. Edhe pse nga LVV-ja nuk heqin dorë nga kandidimi i Kurtit.
Në këto zgjedhje PDK-ja pa Kadri Veselin i ndodhur në Hagë, kandidon me Enver Hoxhajn për Kryeministër.
Nga AAK-ja, Ramush Haradinaj edhe pse është kandidati për Kryeministër synimi i shpallur prej tij është të emërohet President.
Zhvillime interesante priten nga këto zgjedhje në Kosovë nga të cilat vështirësia e parë është krijimi i qeverisë dhe më pas zgjedhja e Presidentit.