Papa Francesku ka caktuar për herë të parë një grua si nënsekretare të Sinodit të Ipeshkvijve.
Motra Nathalie Becquart, e cila është nga Franca, do të ketë të drejta vote në trupin që këshillon Papën dhe debaton disa nga çështjet më të diskutueshme në Kishën Katolike Romake.
BBC shkruan se zonja Becquart ka punuar me Sinodin si konsulente që nga viti 2019.
Sekretari i përgjithshëm i Sinodit, Kardinali Mario Grech, tha se emërimi i saj tregoi se “një derë është hapur”.
Ai vuri në dukje se vendimi pasqyron dëshirën e Papës “për një pjesëmarrje më të madhe të grave në procesin e gjykimit dhe vendimmarrjes në kishë”.
#PopeFrancis appoints two new Under-Secretaries to the General Secretariat of the Synod of Bishops: Sr Nathalie Becquart and Fr Luis Marín de San Martín.https://t.co/7v6jcf2i2n
— Vatican News (@VaticanNews) February 6, 2021
Luis Marín de San Martín, një prift nga Spanja, u emërua gjithashtu si një nënsekretar i ri i sinodit.
Në vitet e fundit, Sinodi i Ipeshkvijve ka debatuar tema të doktrinës duke përfshirë këtu trajtimin e katolikëve të divorcuar dhe të martuar.
Lajmi vjen më pak se një muaj pasi Papa Françesku ndryshoi zyrtarisht ligjin në Kishë për të lejuar gratë të administronin kungimin dhe të shërbenin në altar, megjithëse dekreti theksoi se priftëria e shuguruar do të qëndronte e hapur vetëm për burrat.
Vitin e kaluar, ndërkohë ai emëroi gjashtë gra në këshillin që mbikëqyr financat e Vatikanit.