Policia spanjolle ka sekuestruar plot gjysmë ton marijuana, të kultivuar në disa vila luksoze.
Siç shkruajnë mediet spanjolle, operacioni rezultoi në arrestimin e tetë personave, mes të cilëve edhe shqiptarë.
Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit ‘Dita e Gjelbër’, ndërsa policia ka mundur të çmontojë katër plantacione me marijuanë dhe të sekuestrojë 485 kg drogë, po ashtu janë rimarrë dy automjete luksoze që ishin vjedhur në Manisa.
Agjentët e Policisë Kombëtare kanë arrestuar tetë persona me origjinë Lituaneze, Greke, Shqiptare dhe Spanjolle si autorë të dyshuar të krimeve kundër shëndetit publik, që i përkasin një grupi criminal të akuzuar për vjedhje dhe mashtrim të energjisë elektrike.
Sipas policisë, ndryshe nga grupet e tjera që zgjidhin shtëpi apo zona të pabanuara për të kultivuar marijuanë, grupi në fjalë kishte zgjedhur shtëpi luksoze, madje në zona të urbanizuara.
Ata bënë investime të konsiderueshme financiare për t’i përshtatur në ambiente të kultivimit të drogës, si dhe ngritën siteme të tëra alarmi dhe sigurie. Përveç kësaj, ata i mbronin shtëpitë e tyre me armë, reale ose të simuluara, dhe me qen të rrezikshëm për të parandaluar që të huajt të afroheshin me pronën.
Sistemi i kultivimit ishte i brendshëm dhe kishte të gjithë elementët e nevojshëm për të garantuar një korrje të përhershme për shitje të mëvonshme. Plantacionet ishin të pajisura me pajisje komplekse ndriçimi, ajrimi, filtrat e aromës, kohëmatësa për të kontrolluar funksionimin e sistemit si dhe pajisje të posaçme për të matur temperaturën dhe lagështinë.