Nga Klodian Tomorri
Ka një gjë që nuk e kuptoj dot tek kjo puna e spitaleve. Pse çojnë njerëzit ushqim nga shtëpia për të afërmit e tyre në spital?
1-Ka mungesë ushqimi në spital?
2-Nuk është cilësor ushqimi i spitalit?
3-Ka ushqim dhe është cilësor, por nuk u shërbehet pacienteve nga stafi i spitalit?
4-Apo të gjitha janë në rregull, por serish njerëzit çojnë ushqime për merak.
Nëse janë dy të parat, pra ushqimi i spitalit është i pamfjatueshëm ose jo cilësor, kapen prej zverku kompania që furnizon spitalin, ai që ka bërë tenderin e ushqimit të spitalit dhe ai që duhet ta mbikqyrë zbatimin e kontratës.
Këtyre u jepen nga 30 vjet shpejt e shpejt për krim kundër njerëzimit. Paguhen miliarda leke për atë tenderin e ushqimeve.
Pastaj nëse furnizimi me ushqim është në rregull dhe është stafi i spitalit që nuk e shërben, mblidhini të gjithë kush departament e ka në përgjegjësi ushqimin e pacienteve. Kaq kollaj zgjidhet.
Ça është kjo pune. Me këto histori, që po dalin i bie, që në spitalet tona treçereku i njerëzve vdeskan të uritur.