Një aksident i fortë ka ndodhur në Durrës ku drejtuesi i një mjeti është përplasur me një shtyllë.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për ta nxjerrë atë nga mjeti ku ishte bllokuar.
I lënduari është dërguar në spital ndërsa gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.