Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali në Kuvend: Fatos Nano e bën gjumin e qetë, tregoi fytyrën e vërtetë të Berishës e Metës


Ministrja Spiropali tha sot se ish-kryeministri Nano tregoi fytyrën e vërtetë të atyre që kërkojnë të rikthehen në pushtet.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ajo shtoi se Fatos Nano e bën gjumin e qetë pasi i njeh ata që ka përballë.

“Fatos Nano nuk ka nevojë të mbrohet nga unë, apo në tërësi, Si lider, politikan, intelektual dhe lider. Por s’mund të mos them, jo vetëm ato që tha si dëshmi historike dhe fjalë të zgjedhura. Dëshmuan fytyrën e vërtetë të atyre që duan të kthehen në pushtet. E tregoi reagimi i tyre i paprecedentë. Nga frëngjitë e tyre familjare, politike, mediatike e mercenare shpërtheu një reagim i neveritshëm. Për një njeri. Kjo më shumë se çka lidhje me Fatos Nanon, që e bën gjumin e qetë sepse i njeh ata që ka përballë.” – tha Spiropali.

Ajo shtoi më tej se Berisha e Meta, fyerjet e shantazhet i kanë stil pune në partitë që drejtojnë duke theksuar financimin e portaleve ku viktimat duan t’i bëjnë fajtor.

“Na dëshmon ne se të gjitha këto që diskutojmë këtu, që mundohemi të bëjmë ky teatri që bëjmë këtu, ndërkohë që Basha skuq vezë me xhinse, përballë kemi Sali Berishën e Ilir Metën. S’po lënë asgjë po bëjnë, fyerjet e shantazhet i kanë stil në partitë që drejtojnë. Deri tek financimi i portaleve, gjirizave pa asnjë normë. Viktimat duan t’i bëjnë fajtor. Sali Berisha kishte Blerim Çelën, kryeprokurori Alushin, i dënonte po të donte kundërshtarët politikë, kurse sot ka atë mrokllën dixhitale.” – shtoi Spiropali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *