16 persona kanë humbur jetën në vend lidhur me Covid-19 së fundmi.
Viktimat janë 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 58 -84 vjeç.
Nga 4562 testime të kryera janë gjetur 1239 raste të reja me Covid-19.
Në katër spitalet në Tiranë po trajtohen 471 pacientë nga të cilët 32 janë në terapi intensive me 11 të intubuar.