Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 476 raste të reja të COVID-19 dhe 9 viktima.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është rritur në 95.347, ndërsa numri i viktimave në 2.955.
Vendi po ashtu ka regjistruar 407 pacientë të tjerë të shëruar nga virusi, duke e çuar në 85.846 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer gjithsej 474.280 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.863 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht në Maqedoninë e Veriut ka 6.546 raste aktive me COVID-19.