Mes kandidatit për deputet të PD-së Tomorr Alizoti dhe nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku ka ndodhur një përplasje në emisionin “Open” mbrëmjen e sotme.
Debati u ndez u kur Alizoti e akuzoi Maznikun për djalin e mitur të gjendur të vrarë në landfillin e Tiranës për të cilin nuk ka akoma një autor. Gjithashtu Alizoti i përmendi edhe darkën në Dubai me biznesmenin Samir Mane dhe eksponentë të shumicës socialiste.
Nga ana tjetër Mazniku kundërshtoi duke thënë se Alizoti mashtroi duke përdorin vdekjen e të miturit.
Debati:
Tomorr Alizoti: Vratë një të mitur, ti ishte tek Nusreti, ti duhet të ishe në hetuesi. Nuk duhet të ishe në studio sot. Nusreti të hedh kripë nga lart. Unë jam përfaqësues politik i një forcë. Morët një djalë të vogël dhe e hodhët në kosh plehrash.
Arbjan Mazniku: Është shumë e ulët nga ana juaj kjo. Të lutem! Ke për kryetarë partie një njeri që ka vrarë 4 persona në Bulevard. Po flet ti për dinjitet?
Alizoti: Unë jam i djathtë. Ti je njeri që ha darka me milionerë. Këtu flet Alizoti, jo Lul Basha. Jeni një parti siç ka qenë sigurimi i shtetit.
Mazniku: Ju nuk keni mundësi të jepni asnjë program dhe ide. Vetëm merreni me llafe. Sapo the që Bashkia Tiranë,
Alizoti: Rri drejt. Gjeji Alizotit një cent. S’kam shkuar dhe nuk e kam idenë sesi është Dubai. A ke qenë tek Nusreti?
Mazniku: Sapo gënjeve, përdore vdekjen e një njeriu dhe nuk ka mashtrim më të madh se ky. Ka vendim gjykate për këtë punë. Ti flet për dinjitetin teksa gënjen. Kam ngrënë tek Nusreti dhe kam qenë në krye të detyrës. Kam qenë atje dhe pasmundësia jote për të dhënë një argument bazik…
Alizoti: Ai përmendi Hegelin…Jeni njeri jo dinjitoz. Vazhdo dhe flit çfarë të duash.
Mazniku: O zotëri dinjitoz
Alizoti: O karagjoz! Unë nuk ulem në tavolinë me persona si ty.
Mazniku: Po më ndërpret.
Alizoti: Vazhdo flit.