Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen Nënkomisari e inspektori i policisë në Tropojë


Nënkomisari i Komisariatit të Tropojës dhe një inspektor policie janë arestuar ditën e sotme.

Ata akuzohen nga SHÇBA-ja se kanë falsifikuar dokumentet lidhur me një aksident të ndodhur pak javë më parë.

Në pranga kanë përfunduar Nënkomisari me iniciale F.GJ, me detyrë specialist i Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Interurban dhe inspektori B.Rr., specialist i Seksionit të Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Interurban.

Ndalimi i tyre vjen pas një hetimit të nisur nga SHÇBA-ja pas një kallëzimi penal më 16 janar të përfaqësuesit të një kompanie sigurimesh.

Sipas kompanisë së sigurimeve, dyshja në fjalë ka falsifikuar dokumentet lidhur me një aksident të ndodhur në rrugën Tropojë-Lekbibaj duke fajësuar drejtuesin e mjetit të siguruar te kompania në fjalë për aksidentin e ndodhur.

“Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se në 27 janar, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Kukës- Dibër, është paraqitur përfaqësuesi i një kompanie sigurimesh, i cili ka bërë kallëzim penal se në datë 16 janar 2021, është njoftuar nga një shtetas se ka ndodhur aksident në rrugën Tropojë – Lekbibaj, ku janë përplasur dy mjete. Shoferit i është thënë nga punonjësit e policisë, se fajtor është mjeti i siguruar tek kjo kompani sigurimi. Pas materialit kallëzues u krye hetim administrativ për rrethanat e aksidentit dhe përcaktimin objektiv të fajtorit si dhe veprimet e punonjësve të policisë në raport me ngjarjen. Dyshohet se dy punonjësit e Policisë Rrugore kanë shpërdoruar detyrën e falsifikuan dokumentet.” – thuhet në njoftimin e SHÇBA-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *