Kreu i Urgjencës Skënder Brataj pranoi në “Absolut 4” se varianti i ri i virusit ka hyrë në vendin tonë pavarësisht përgjigjes zyrtare.
Ai e konsideroi kritike situatën pasi janë rritur të gjithë treguesit, si rritja e infeksioneve shtrimeve në spital dhe vdekjeve, shkruan A2 News.
“Çasti ku jemi është kritik, janë rritur gjithë indikatorët e infeksioneve, të të sëmurëve, të humbjeve të jetëve dhe të shtrimit në spital. Pushimet ishin grumbullimet ulja e temperaturave qëndrimi brenda. Kohëzgjatja ishte mbi 10 ditë. Mendoj që varianti i ri ka ardhur pasi ka një shpeshtim të shpejtë të rasteve si Anglia e vende të tjera. Unë mendoj që virusi është prezent në vendin tonë, pavarësisht përgjigjes zyrtare”.