Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit (TKOB) shpalli vitin e kaluar konkursin me një fond të parashikuar prej 18 milionë lekë për logon e këtij institucioni.
Por, kjo logo rezulton të jetë plagjiaturë dhe në platformat në internet mund të gjendet për një shumë minimale.
Pedagogu Ardian Isufi ka bërë një denoncim ku shfaq logon e re krejtësisht plagjiaturë për të cilën TKOB kishte parashikuar një fond prej më shumë se 18 milionë lekësh të vjetra.
Sipas Isufit, kjo është një vjedhje ndërsa thekson se logoja e TKOB është marrë në një faqe në internet pa asnjë pagesë. Konkursi që pritej të përfundonte më 24 shkurt të vitit 2020-të, e publikuar në faqen zyrtare të TKOB, nuk jepte asnjë informacion mbi kriteret apo afatin e krijimit dhe prezantimit të kësaj logoje nga konkurrentët pjesëmarrës.
Logoja e re që Ardian Isufi thotë se është gjetur nga faqja freepik.com në të vërtetë kushton 10 dollarë dhe është vendosur në uebsaitin e Teatrit në muajin dhjetor 2020..