Vendosni fjalën kyçe....

Eksperti i OBSH-së në Kinë: Covid-19 s’ka dalë nga laboratori, por s’po e gjejmë dot burimin e tij te kafshët


Organizata Botërore e Shëndetit ka pohuar sot se nuk duket se virusi Covid-19 të ketë dalë nga ndonjë laborator.

Megjithatë përfaqësuesi i saj në ekipin e OBSH-së që ndodhet në Kinë për të kryer hetime lidhur me përhapjen e virusit që shkaktoi pandeminë tha se burimi i tij nuk është zbuluar ende dhe nuk po gjendet as të ndonjë kafshë.

Peter Ben Embarek, një ekspert i OBSH-së i specializuar në sigurinë e ushqimit, tha se hetimi për të identifikuar origjinën e koronavirusit tregon për një rezervuar natyror në lakuriqët e natës, megjithëse nuk ka gjasa që ata të ishin në Wuhan.

Nuk ka asnjë provë të qarkullimit COVID-19 në ndonjë specie shtazore në Kinë në fund të vitit 2019, shtoi Embarek.

“Nuk ka qenë e mundur të përcaktohet ndonjë specie shtazore si një rezervuar i mundshëm për këtë sëmundje dhe ato tregojnë se aktualisht dhe gjithashtu në vitin 2019 nuk duket se kishte qarkullim të virusit në ndonjë specie shtazore në vend,” – tha eksperti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *