Vendosni fjalën kyçe....

Eksploziv makinës në Kamëz, shpërthen sapo shoferi shtyp pultin


Një shpërthim ka ndodhur pak më herët në Kamëz, ku një automjeti i ishte vënë një sasi lënde eksplozive.

Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur kur drejtuesi po hapte automjetin me pult. Për fat të mirë, ai ka shpëtuar vetëm me dëme të lehta, duke marrë disa gërvishtje në këmbë. Por nuk ka plagë serioze për jetën.

“Më datë 09.02.2021, rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin  ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti  i parkuar me drejtues shtetasin Gj. M., i cili  është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën.  Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas televizionit “News 24”, pronari i makinës është shtetasi Gjon Mema, i cili ka precedent të mëparshëm penal.

Ai kishte një dënim në Shqipëri për armëmbajtje pa leje. Ndërkohë ishte dënuar edhe në Francë e Itali, për veprat penale “vjedhje me armë me dhunë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *