Vendosni fjalën kyçe....

Kompania private që po ndërton Unazën e Madhe dëmton fiderin, dy zona në Tiranë pa energji elektrike


Kompania private e cila po operon për ndërtimin e Unazës së Madhe ka dëmtuar Fiderin 334 në kryeqytet dhe për pasojë ka lënë pa energji elektrike dy zona në Tiranë.

Një pjesë e Unazës së Re dhe ish-fushës së Aviacionit kanë mbetur në terr të plotë.

“Fideri 334, rrjet i tensionit të mesëm 20kV, që furnizon një pjesë të Unazës së Re dhe një pjesë të ish- Fushës së Aviacionit është dëmtuar nga subjekti Privat që po punon për ndërtimin e Unazës së Madhe!

Brigadat e OSSH janë në terren për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike”-njofton OSSHEE.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *