Për kreun e Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, duhen shtuar masat anti-COVID në vendin tonë, për shkak të rritjes së të infektuarve ditore. Ai ka propozuar që qeveria të zbatojë masa kufizuese më të ashpra të paktën për një periudhë 2 javore.
“Vdekshmëria te ne nga dhjetori në 1%, kurba e përhapjes ka formën e një vargmali me 2 majë, në nëntor. Në të gjitha vendet ka nisur zbritja, ne sot ndodhemi ende në majë dhe presim fillimin e uljes nga vala e dytë. Kjo sepse zbatohen masa më të buta se në Evropë. Për të përshpejtuar uljen duhet të përforcojmë kufizimet për së paku një fazë 2 javore. Përballimi në pandemi në sa më pak dëme në ekonomi.”– tha Gjinushi gjatë konferencës së mbajtur në Kuvend me titull ”Pandemia dhe rimëkëmbja-strategjitë e përballjes dhe pritshmëritë e zhvillimit”.
Sipas Gjinushit, qeveria është e përgatitur për të përballuar COVID-19, por ai vë theksin edhe te bashkëpunimi me qytetarët: “Pandemitë dhe epidemitë nuk janë vetëm përgjegjësi e qeverisë, por edhe e qytetarëve. Kërkohet ndarje e përgjegjësive mes qeverive, ekspertëve, mjekëve dhe qytetarëve.”