Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Kemi bërë rritjen historike të pagave, një infermier sot paguhet 650 USD, një mjek 1 mijë e 100 USD


Në Konferencën e sotme për mediet, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri një bilanc të investimeve të qeverisë në Sistemin Shëndetësor.

Manastirliu tha se sot paga e një infermieri është 650 dollarë, ndërsa e një infermieri është 1 mijë e 100 dollarë.

“Nëse do të bënim një panoramë të rritjes apo Financimit të Buxhetit të Shëndetësisë, ne kemi rritur me 77% buxhetin për shëndetësinë.

Vetëm 35.6 miliardë lekë i dedikoheshin shëndetësisë në vitin 2019, ndërkohë buxheti për Shëndetësinë i vitit 2021 është 62.9 miliardë lekë, të dedikuara këto për Sistemin Shëndetësor.

Duke filluar këto nga rritja historike e pagave për mjekët dhe infermierët. Në asnjë moment gjatë gjithë viteve tpona të punës në Sistemin Shëndetësor nuk e kemi shkëputur në asnjë moment vëmendjen nga aseti ynë më i çmuar, që janë profesionistët e Shëndetit. Çfarë kemi bërë?

Kemi investuar në rrjetin tonë të të gjithë sistemit shëndetësor, nga qendrat shëndetësore tek spitalet tona, e kemi bërë këtë sepse edhe sikur të dedikonim 100% rritje pagash vetëm për mjekët dhe infermierët dhe t’i linim ata pa kushte dinjitoze në spitale apo qendra shëndetësore, ata nuk do të ofronin dot shërbimin mjekësor dinjitoz për qytetarët.

Pagat për mjekët dhe infermierët janë rritur me 57% . Duke rritur pagat me 57% dhe me rritjen e fundit 40% rritje mbi pagën funksionale, sot mesatarisht paga bruto e një infermieri është 650 dollarë ndërsa paga bruto e një mjeku është 1 mijë e 100 dollarë. Është një investim tek burimet tona njerëzore. Rritja e pagave që është një rritje historike, mbështet personelin mjekësor dhe rrit cilësinë e shërbimit tek qytetarët.”– deklaroi ministrja Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *