Një ish-shef i ushtrisë thotë se ai dhe mbi 50 eurodeputetë të tjerë kanë bashkuar firmat e tyre në një letër përmes së cilës i bëjnë thirrje Josep Borrell të japë dorëheqjen.
Borrell i cili është shefi i punëve të jashtme të BE-së, ka vizituar kryeqytetin rus disa ditë pas burgimit të opozitarit rus Alexei Navalny.
Pork jo nuk i ka pëlqyer eurodeputetit estonez Riho Terras, nga Partia Popullore Evropiane. E po kështu dhe 50 eurodeputetëve të tjerë.
Kjo sepse ndërsa Borrell po takohej me homologun e tij rus Sergej Lavrov, Moska dëboi tre diplomatë evropianë me arsyetimin se kishin marrë pjesë në tubimet pro Navalny.
“Vizita në vetvete ishte një katastrofë totale.”– tha Terras në një intervistë për Euronews.
Pas konferencës për shtyp të së Premtes midis Borrell dhe Lavrov, Terras hartoi një letër mjaft kritike drejtuar presidents së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, duke i kërkuar asaj të “merrte masa nëse Borrell nuk jep dorëheqjen me pëlqimin e tij”.
Sipas Terras-it, letra deri më tani është firmosur nga 50 eurodeputetë të partive të ndryshme.
Në letër thuhet se Borrell, ka dështuar disa herë të kryejë detyrën e tij për të mbrojtur interesin e Bashkimit Europian dhe ka bërë deklarata të rreme në lidhje me sanksionet e BE-së.
Terras gjithashtu e akuzon atë për miratimin e vaksinës së Rusisë kundër Covidit “Sputnik V”, dhe për sulmin ndaj “aleatit kryesor të BE-së, Shtetet e Bashkuara mbi Kubën”.
Terras gjithashtu thotë se Borrell duhet të kishte ndërprerë udhëtimin kur Rusia po dëbonte tre diplomatëe e BE-së.
“Rusia bëri gjithçka ishte e mundur për të poshtëruar diplomatin më të lartë të BE-së.”- i tha Terras Euronews. “E kuptoj që ju doni të bëni një dialog. Por nëse njëri po luan hokej mbi akull, tjetri nuk mund të bëjë vallëzim. Dhe kjo është ajo që ndodhi në Moskë: Ministri i Jashtëm rus luajti me Borrell dhe e turpëroi atë.”
A former army chief says he and 50 other MEPs have put their signatures to a letter calling for the EU’s foreign affairs chief Josep Borrell to quit.
Here is the letter by @RihoTerras to European Commission president, Ursula von der Leyen. pic.twitter.com/721rfglzJd— euronews (@euronews) February 8, 2021