Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Asnjë qindarkë e donatorëve nuk ka hyrë në buxhetin e shtetit, po i menaxhojnë vetë


Kryeministri Edi Rama i gjendur në Durrës duke folur mbi rindërtimin dhe fondet e përcaktuara ka thënë se nga paratë e donatorëve nuk kanë shkuar në buxhetin e shtetit.

Rama deklaroi se Bashkimi Evropian ka nisur të ndërtojë shkollat dhe një pjesë të fondeve do i çojë për trashëgiminë kulturore.

Sigurisht që bota ne na ndihmoi shumë. Bashkimi Europian bëri një gjest të rrallë. Ne kemi pasur konferencën më të suksesshme të donatorëve krahasuar me rastet e ngjashme, edhe për këtë një meritë e kemi. Nuk thuhet se ne s’ishim gjëkundi dhe bota jo. Të gjitha çfarë keni parë deri më tani, shtëpi, shkolla, kopshte, çerdhe, janë ndërtuar me lekët e buxhetit të shtetit shqiptar, të gjitha komplet. Programet e konferencës së donatorëve janë programe të tjera. BE do të ndërtojë pjesën tjetër të shkollave, në Durrës kanë nisur shkollat me ndërhyrjen e tyre. BE ka dhënë 100 mln euro, nga të cilat një pjesë janë për shkollat dhe të tjerat nga trashëgimitë kulturore. Bota lekët e veta i menaxhon vetë. Shkollat që po ndërtohen nga BE menaxhohet nga ata. Nuk na kanë ardhur lekët në buxhetin e shtetit shqiptar”- tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *