Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Lajm shumë i mirë arrestimi i bashkëpunëtoreve të Tires


Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë me gazetarët, ku fokusi është vendosur tek Shëndetësia.

Sapo mori fjalën, Rama përmendi arrestimin e bashkëpunëtorëve të sanitares Tire Alldervishi në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ duke e konsideruar atë një lajm të mirë. Sipas tij ky shërben si mesazh për qytetarët që të denoncojnë rastet e tilla, por edhe për mjekët që të mos kryejnë akte abuzimi.

“Duke filluar nga lajmi shumë i mirë i prangosjes edhe të katër xhagajdurëve të tjerë në kuadrin e hetimeve të thelluara që nisën pas denoncimit publik të një zonje qytetare, përmes emisionit investigative ‘Stop’. Është një lajm shumë I mirë sepse është një mesazh shumë i qartë në radhë të parë për qytetarët të cilët nuk duhet të ngurrojnë të denoncojnë në çdo drejtim që ata e shohin të aarsyeshme, përfshirë mediet investigative që gjej rastin t’i falenderoj për punën, veçanërisht në këtë rast skandaloz.

Është një mesazh i qartë për të gjithë atë pjesë të trupës së bluzave të bardha që për fat të mirë është një pakicë e vogël, por një pakicë e mjaftueshmë për të ndotur imazhin e pastërtinë e bluzave të bardha, për të ndotur rrugën e transformimit jo vetëm të kushteve të tyre por edhe të performancës që vazhdon. Patjetër që është një mesazh i qartë edhe për të ardhmen pasi unë besoj se kura afatgjatë dhe e suksesshme për të adresuar plagën kanceroze të ryshfetit në Sistemin Shëndetësor është thellimi i Reformës së Sistemit, që ne e kemi hedhur.”- tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *