Vendosni fjalën kyçe....

Rama thirrje policisë: Gjobisni këdo që shkel rregullat gjatë takimeve elektorale, ministra, deputetë e opozitën rrugore


Rama ka kërcënuar me gjoba të gjithë ata që shkelin protokollet e sigurisë lidhur me pandeminë Covid-19.

I pyetur gjatë bashkëbisedimit me gazetarët lidhur me takimet elektorale të deputetëve socialistë në shkelje të rregullave, ai i bëri thirrje policisë që të ndëshkojë këdo me gjob, kushdoqoftë ai.

“Do gjobiten të gjithë ata që i bëjnë takimet në shkelje të protokolleve të sigurisë. Qofshin ministra, qoftë presidenti, qoftë opozita rrugore, qofshin deputetë të mazhorancës. Unë jam shumë strikt në këtë drejtim pasi bëhet fjalë për të zbatuar ligjin. Policia nuk duhet të tolerojë askënd, kushdoqoftë ai.” – tha Rama.

Prej kohësh në rrjetet sociale janë publikuar takime elektorale të partive politike në shkelje të rregullave të vendosura nga qeveria lidhur me pandeminë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *