Me shpejtësinë e erës lajmi se në Tiranë është hapur një SPA e re në zonën e Liqenit të Thatë pranë kopshtit Zoologjik mori dhenë.
U tundova sapo e dëgjova këtë lajm dhe nuk ngurrova ta vizitoj menjëherë këtë vend të përshkruar si “vendi magjik”. Sapo i rashë ziles në derë u shfaq një vajzë mjaft simpatike që më mirëpriti në “RITUAL SPA”, e cila fillimisht më qerasi me një çaj dhe pas kësaj më tregoi ambientet e Estetikës dhe SPA-së “RITUAL”, ku ndjeva se doja ti provoja të gjitha.
Ishte i vërtetë çdo lajm që kisha dëgjuar: para meje u shfaq parajsa!
Tek estetika përfshihen trajtimet e fytyrës dhe të trupit: maskat me çokollatë, scrub-i me arrë kokosi ose petale trëndafili, masazhi me gjalp kakao, me qiri, të gjitha trajtimet anticelulit dhe s’mund të harrojmë as manikyr-pedykyrin. Këto janë vetëm një pjesë, të tjerat mund ti provoni në ambientet e “RITUAL SPA”.
Por nuk mbaron këtu! Në momentin që futesh në SPA, të duket sikur je në një tjetër botë. Mrekullia fillon me disa minuta në sauna, një dush emocional, dushi i akullt, i cili ndihmon në tonfikimin e trupit, dhoma e kripës e cila është mjaft kurative, pjesë e të cilës mund të bëhen edhe fëmijët ose njerëzit me problem shëndetësore.
E pas këtyre le të ndalemi tek Hamami, ku të prisnin masazhatoret më të mira dhe profesioniste. Rituali i Hamamit përfshin skrabin e trupit, larjen me shkumë dhe masazhin. Një eksperiencë e papërshkrueshme me fjalë!
Gjithashtu në “RITUAL SPA” mund ti bëni surprizën më të bukur personit tuaj të zemrës, duke kaluar momentet e paharrueshme në dhomën çift “Double Room”, ku ju pret Jaccuzi, një masazh i mirë dhe shumë dashuri.
“RITUAL SPA”- është vendi më i ri në kryeqytet ku do të gjeni relaksin dhe qetësinë në një ditë të vetme. Një tjetër karakteristika e veçantë ishte intimiteti: je vetëm ti dhe muzika në sfond, një oaz i vërtetë qetësie. Sapo del nga “RITUAL SPA” ndjen se ke rilindur sërish. Kështu që mos ja kurseni vetes një ditë me energji të mirë, pozitvitet dhe qetësi.
Kaloni një ditë në “RITUAL SPA” dhe do të më falenderoni mua dhe të gjithë ata që përhapën lajmin për parajsën në zemër të Tiranës. Nëse nuk më besoni, më shumë informacion mund të gjeni edhe ne faqen e Instagramit: ritualspa_ ose në numrin e telefonit 0699991111