Vendosni fjalën kyçe....

Sputnik V përgatitet të hyjë në BE, EMA pranon aplikimin e vaksinës ruse për përdorim në Europë


Programi i vaksinimit ndaj Covid-19 në Bruksel mund të jetë i gatshëm të marrë një tjetër vaksinë, ndërsa rregullatori qendror i BE-së përfundoi fazën e tij fillestare në vlerësimin e Sputnik V, vaksinës ruse të zhvilluar nga Qendra Gamaleya e Moskës.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) u tha mediave ruse të martën se procesi i konsultimit shkencor tani kishte përfunduar.

“Si një hap tjetër, kompania mund të përgatisë një kërkesë për një certifikatë regjistrimi për tregun e BE-së.” – informoi një burim nga agjencia RIA Novosti.

Pak orë më vonë, Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF), i cili financoi zhvillimin e formulës, njoftoi se ‘ka konfirmim zyrtar nga EMA se aplikimi është pranuar’ ndërsa shtoi se nuk mund të thotë ende kohën që do duhet për të marrë miratimin përfundimtar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *