Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku-Manastirliut: Rritja e vizitave 3% jo 14%, edhe një nxënës i shkollës 9-vjeçare të nxjerr gafil


Demokratja Jorida Tabaku ka përgënjeshtruar ministren e Shëndetësisë Manastirliu, lidhur me një grafik të publikuar prej kësaj të fundit ditën e sotme.

Manastirliu tha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët se qasja në shërbimin parësor të shëndetësisë është rritur me 14% nga viti 2015 deri në vitin 2020 me 6.2 milionë vizita në vitin 2015 në 6.4 milionë vizita në vitin 2020.

Por Tabaku shkruan se edhe një nxënës i shkollës 9-vjeçare arrin të zbulojë me anë të një formule të thjeshtë se rritja në fakt është 3% dhe jo 14% sa pretendon ministrja.

“Kur përpiqesh të gënjesh dhe i sajon numrat si t’i kërkon shefi! Me një grafik 3D me qëllim keqinformimin e publikut, qeveria dhe Rama po na tregon se Shqiptarët janë më mirë! Kështu për të mbuluar dështimin dhe mungesën e rezultateve konkrete prodhojnë grafikë manipulues plot gabime aritmetike.  Ky grafik i paraqitur sot nga zyra e propagandës në Kryeministri na tregon se rritja është 14%. Megjithëse edhe një nxënës në shkollën 9 vjeçare e kupton se me një zbritje dhe pjesëtim të thjeshtë rritja është thuajse 3%, pra 4 herë më pak se sa gënjeshtra Rama. Natyrisht, Rama vazhdon të gënjejë publikisht pa pasur nevojë të mbajë maskë pasi ka 8 vjet që i genjen shqiptaret. Por, shqiptarët në 25 prill fiton Shqiperia e fiton shendetesia. Programi jonë i shëndetsisë ofron një shërbim që shkon tek qytetari!” – shkruan Tabaku në reagimin e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *