Vendosni fjalën kyçe....

6 Republikanë bashkojnë votat me Demokratët, Senati e voton si kushtetues gjyqin për fajësimin  e Trump


Një shumicë e thjeshtë e senatorëve amerikanë kanë votuar për të njohur gjyqin e ardhshëm të fajësimit të ish-presidentit Donald Trump si kushtetues. Ekipi ligjor i Trump këmbënguli se dhoma nuk ka juridiksion për të gjykuar një ish-president.

Gjashtë republikanë u bashkuan me Demokratët e Senatit të martën për t’i dhënë dritën jeshile gjyqit të dytë për fajësimin e Trump. Mitt Romney, Bill Cassidy, Ben Sasse, Susan Collins, Lisa Murkowski dhe Pat Toomey u shkëputën nga pjesa tjetër të partisë së tyre për të çuar prodecurat gjyqësore përpara.

Misioni i Demokratëve nuk ishte shqetësues, pasi ishte e nevojshme vetëm një shumicë e thjeshtë, me numrin përfundimtar të votave 56-44.

Votimi erdhi pas rreth katër orësh debat që pa avokatët e Trump duke argumentuar se demokratët kanë qenë të prirur për të fajësuar ish-presidentin Trump.

Avokati mbrojtës i Trump, David Schoen, akuzoi Demokratët se kanë pasur një ‘epsh të pangopur për fajësimin’ e Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *