Një aksident është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës, ku dy këmbësorë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:25.
Shtetasi me inicialet S. Dh., ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar këmbësorët, shtetasit G. M. dhe B. D., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, njofton policia.
Grupi hetimor dhe shërbimet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.