Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se vodhi pacientin me COVID, Apeli liron nga burgu infermieren Ronida Hysi dhe e lë në “arrest shtëpie”


Gjykata e Apelit ka vendosur që t’i ndryshojë masën e sigurisë infermieres Ronida Hysi, e cila akuzohet se i vodhi një shumë prej 60 mijë lekësh një pacienti me Covid-10, i cili më pas ndërroi jetë.

Nga ‘arrest me burg’ masa e sigurisë kalon në ‘arrest shtëpie’, me argumentin se Hysi ka dy fëmijë të mitur të cilët kanë nevojë për nënën e tyre.

Hysi u arrestua pak javë më parë, pas një denoncimi në emisionin “Stop”, ku një djalë e akuzoi se i kishte marrë 20 mijë lekë të reja në portofol babait të tij të ndjerë si dhe kartën e bankës me kodin Pin. Më pas ajo kishte tërhequr edhe 40 mijë lekët e tjera nga banka duke e boshatisur llogarinë.

Infermierja e Spitalit Infektiv e ka pranuar akuzën, duke u shprehur se e kishte bërë këtë për arsye ekonomike, pasi duhej të kujdesej për fëmijën e saj 2-vjeç.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *