Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori gjerman kritika qeverisë: Bizneset e huaja janë skeptike për klimën e biznesit, duhet përmirësuar


Ambasadori gjerman është treguar kritik lidhur me klimën e biznesit në Shqipëri, gjë që sipas tij ka penguar rritjen e investimeve gjermane në vendin tonë.

Gjatë një takimi virtual mes ministrave Denaj e Shalsi nga njëra anë e drejtoreshës së DIHA-s Sieg e ambasadorit gjerman Zingraf nga ana tjetër, ky i fundit theksoi se sipërmarrjet gjermane e të huaja shprehen shpesh skeptike lidhur me mjedisin e biznesit në Shqipëri.

Zingraf shkruan në Facebook se duhen ndërmarrë hapa të mëtejshëm për përmirësimin e klimës së investimeve në Shqipëri.

“Edhe pse vëllimi tregtar mes Gjermanisë dhe Shqipërisë vitet e fundit është rritur dhe në rrugën e integrimit në BE janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm reformash, një pjesë e madhe potenciali vazhdon të mbetet e pashfrytëzuar. Sipërmarrje gjermane dhe të huaja vazhdojnë të shprehin tepër shpesh skepticizmin e tyre lidhur me mjedisin e biznesit në Shqipëri. Ata pyesin, nëse do të mund të gjejnë këtu mjaftueshëm siguri ligjore dhe transparencë. Dhe unë jam dakord:

Megjithë përpjekjet e shumta, ekziston nevoja që të ndërmerren hapa të mëtejshëm në mënyrë që klima e investimeve të përmirësohet dhe zhvillimi ekonomik i vendit të ecë përpara. Vendimtare këtu janë siguria ligjore dhe transparenca. Vijimi i reformës në drejtësi dhe asaj në administratë vazhdojnë të jenë me rëndësi thelbësore për demokracinë, ekonominë dhe integrimin evropian. Në këtë rrugë Shqipëria mund të vazhdojë të ketë besim në mbështetjen e Gjermanisë.” – shkruan Zingraf në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *