Ambasadori palestinez në Serbi, Mohamed Nabhan ka thënë se një takim i ministrave të Jashtëm Arabë u mbajt të hënën në Kajro, ku një nga temat ishte edhe njohja reciproke ndërmjet Izraelit dhe Kosovës si dhe vendimi i Prishtinës për të hapur ambasadë në Jeruzalem
Nabhan ka thënë se ky akt i Kosovës është shkelje, ndërsa shtoi se vendet islamike do të marrin masa ndaj Kosovës.
Akti në vetvete është një shkelje e parimit që udhëzon vendet arabe dhe islamike, të cilat, si pjesa tjetër e botës, besojnë se Jerusalemi është qytet i okupuar. Jerusalemi për shkak të faktit se është qytet i okupuar, vendet arabe dhe islamike kanë formuar të ashtuquajturin Fondi i Jerusalemit, kryetari i të cilit është mbreti Hassan II i Marokut, detyra e të cilit është të bashkojë përpjekjet financiare të vendeve islamike drejt Jerusalemit. Ambasada në Jerusalem, vendet islamike do të marrin masa të caktuara. Kjo është pikërisht ajo që u diskutua në Kajro, në lidhje me qëllimin e Kosovës për ta bërë atë”, tha Nabhan për mediumin serb në Kosovë.