Vendosni fjalën kyçe....

Balla ironizon Metën: S’bën mor burrë i dheut të shkosh fshehurazi në Librazhd me një trastë me dekorata


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, ka ironizuar presidentin Meta duke thënë se nuk bën që kreu i shtetit të shkojë në Librazhd fshehurazi me një trastë me dekorata.

Balla shkruan në Facebook se ka marrë një mesazh nga një qytetar, sipas të cilit Presidenti e ka marrë në telefon për t’i dekoruar gjyshin që ka ndërruar jetë shumë vite më parë.

Numri dy i PS-së vijon ironinë duke shkruar se Meta duhet të ngjallë të vdekurit pasi s’i dalin llogaritë bashkëshortes së tij, kryetares së LSI-së, Kryemadhi.

“Po nuk shkon mor burrë i dheut që Presidenti të hyjë në Librazhd sikur po shkon fshehurazi dhe të mbajë një trastë me dekorata në sedilen e pasme!”Kështu më shkruan një bashkëqytetari im nga Librazhdi. Ishte habitur fare mileti atje sot që ka marrë Presidenti në telefon dikë per t’i dekoruar gjyshin e ikur nga kjo botë para shume vitesh! Mos u habit i thashë, nuk i dalin numrat e të gjallëve Monës se ka vdekur LSI e 2017-ës dhe s’ka ç’bën edhe Likja se duhet të ngjallë të vdekurit…” – shkruan Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *