Kryetari i PD-së Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka shkruar së Shqipëria nën drejtimin e Ramës ka mbetur në vendnumëro në të gjitha fushat.
Basha thotë se tashmë ka ardhur koha për ndryshim duke shtuar se opozita ka plane serioze për të ardhmen.
“Të gjithë e dinë tashmë që Shqipëria ka ngecur në vendnumëro me Ramën për 8 vjet rresht dhe kjo është arsyeja pse nuk kemi sukses në asnjë fushë – as në ekonomi, as në shëndetësi, as në turizëm, as në marrëdhëniet ndërkombëtare. Shqipëria nuk mund të ngecë në vend dhe për katër vjet të tjera me Ramën.
Ka ardhur koha për ndryshim, sepse ata që e zhytën Shqipërinë në baltë nuk mund ta çojnë atë drejt suksesit.
Ne kemi plane pune serioze që do të sjellin një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë. Më 25 prill Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë!”-shkruan Basha