Vendosni fjalën kyçe....

Dëshmitari filmoi vrasësin e prostitutës shqiptare, largohet i qetë nga vendi i krimit


Luljeta Heshta, një grua 47-vjeçare shqiptare, u vra pasditen e së dielës në zonën ku ajo punonte si prostitutë në San Giuliano Milanese.

Vrasja ndodhi rreth orës 13.30, në cep të rrugës për në Pedriano. Sipas medieve italiane, një person e ndoqi atë, e arriti dhe e qëlloi pesë herë me thikë. Gruaja vdiq dy orë më vonë, pavarësisht një operacioni të dëshpëruar nga ana e mjekëve. E për këtë ngjarje, i dyshuari kryesor është ish-partneri i saj.

Policia e gjeti atë në shtëpinë e viktimës në Milano: ku burri kishte akoma rrobat e përdorura për vrasjen dhe ishte në gjendje të dehur.

Alfred Kipe, kështu quhet ai, u justifikua duke thënë se kishte pirë në lokal gjithë ditën, dhe në asnjë moment nuk e ka pranuar autorësinë mbi ngjarjen. Megjithëse ai ka pranuar se në periudhën e fundit ai kishte pasur disa debate nga xhelozia me viktimën. Por kamerat, dëshmitë dhe regjistrimet telefonike ofronin elementët e dobishëm për arrestimin sipas policisë.

Dëshmitarët kanë thënë se autori mbante në kokë një kapele të zezë, xhup po të zi dhe atlete të kuqe. Po ashtu qelizat telefonike, e vendosin Kipen pikërisht në vendin dhe orën ku u va Luljeta. Ndërkohë që edhe një video është filmuar nga një dëshmitar, i vrasësit që largohet nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe krejtësisht i qetë. E besohet se në video është ish-partneri i viktimës.

Luljeta Heshta lindi në Peqin, Shqipëri, por kishte jetuar në Milano për të paktën dhjetë vjet. Ajo kishte një djalë. Ajo ishte rregullisht e pranishme në atë kryqëzim ku tregu i seksit është një nga më të lulëzuarit. Ajo kishte disa rekorde policie, të gjitha kishin të bënin me punën. Në zonë, gratë që shesin veten në rrugë shpesh kanë qenë subjekt i dhunës dhe sulmeve. Siç shkruajnë mediet lokale, pranverën e kaluar përshembull u arrestua një grabitës serial prostitutash që rrinin në zonë.

Modaliteti brutal i krimit, i kryer në dritën e diellit, hodhi poshtë shpejt hipotezën se krimi kishte qenë rastësor, apo se Heshta kishte rënë pre e një grabitësi dhe i drejtoi karabinierët në pistën se autori ishte dikush që e njihte mirë viktimën, dinte se ku punonte dhe kishte arsye të forta e inat personal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *