Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata lë në burg katër të arrestuarat e “Shefqet Ndroqit”, urdhëron prokurorinë të zbardhë komunikimet mes tyre


Mbeten në burg tre infermieret dhe sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi” që u arrestuan të hënën.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke i lënë në burg për 45 ditët e ardhshme.

Gjykata ka urdhëruar prokurorinë që të zbardhë komunikimet e tyre me sanitaren Tire Alldërvishi, e arrestuar pak ditë më parë pas denoncimit të familjares së një pacienteje.

Ato akuzohen se kishin ngritur një grup që zhvaste të holla nga familjarët e pacientëve të shtruar në spital me covid-19.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *