Vendosni fjalën kyçe....

Identifikimi e numërimi elektronik në zgjedhje, KQZ-ja nënshkruan kontratën me kompaninë e lidhur me Sorosin


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nënshkruar sot kontratën me kompaninë ‘Smartmatic’ për pajijet elektronike me të cilat do bëhet identifikimi elektronik në zgjedhjet e 25 prillit.

Kompania në fjalë mori pjesë e vetme në tenderin e zhvilluar nga KQZ-ja lidhur me përdorimin e teknologjisë në zgjedhjet e 25 prillit në vend.

‘Smartmatic’ është një kompani e njohur në botë dhe ka qenë pjesë e disa zgjedhjeve në SHBA, së fundmi edhe atyre presidenciale, ku u akuzua nga ish-presidenti Trump dhe ekipi ligjor i tij për manipulim të votës. Ajo është e lidhur gjithashtu edhe me Fondacionin Soros.

Smartmatic është themeluar nga inxhinieri elektronik nga Venezuela, Antonio Mugica ndërsa presidenti i saj që nga viti 2014 është britaniku Lord Mark Malloch-Broën.

Ky i fundit ka qenë anëtar bordi i Fondacioneve Soros në botë ndërsa në dhjetor 2020 u zgjodh president i Fondacioneve Soros në mbarë globin.

“KQZ nënshkroi kontratën me kompaninë Smartmatic International Holding B.V për identifikimin elektronik. Pas nënshkrimit të kontratës fillon procesi përgatitor për implementimin e sistemit për identifikimin elektronik të zgjedhësve.” – thuhet në njoftimin e KQZ-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *