Ministrja e Arsimit ka njoftuar se zgjatja e sezonit të jetë më shumë se 45 ditë.
Në një deklaratë për media, që vjen pas mbledhjes paraditen e sotme të Komitetit të Ekspertëve, Kushi tha se zgjatja e sezonit do frenojë përhapjen e pandemisë dhe do u mundësojë studentëve që të mësojnë më shumë.
Ndërsa lidhur me kohëzgjatjen e provimeve, Kushi tha se nuk duhet të jetë më shumë se 60 minuta.
“Që nga ky moment duke qenë se përgjegjësia jonë e përbashkët është shumë e lartë për të garantuar një proces të rregullt do të kërkoja nga universitetet që në rastet kur provimi smund të zhvillohet online ai mund të zhvillohet në universitetet duke respektuar protokollet.Universtietet duhet tu japin të drejtë studentëve nëse do të marrin pjesë në këtë sezon. Atyre që sdo marrin pjesë tu ofrohet mundësia e një sezoni të ndërmjetëm. Zgjatja e sezonit të jetë më shumë se 45 ditë. Kjo do frenojë përhapjen e pandemisë dhe do të ndihmojë studentët të mësojnë më shumë. Të mos penalizohen për mosmarrjen pjesë në seminare. Ndarja e studentëve të bëhet në grupe dhe orare të ndryshme. Kohëzgjatja e provimeve të jetë jo më shumë se 1 orë. Higjienizimi i mjediseve të bëhet sa më shpesh. Çdo universitet duhet të përgatisë një rregullore më të detajuar. Jam mirënjohëse çdo studenti për durimin dhe sakrificën e treguar deri tani.” – tha ndër të tjera Kushi gjatë deklaratës së saj.