Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu dhe Komiteti Teknik zbulojnë masat e reja: Ndalohet qarkullimi pas orës 20:00, gjimnazet në zonat e riskut kalojnë mësimin online


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve ndodhen në një konferencë për mediet, ku po bëjnë me dije shtrëngimin e masave për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Ministrja Manastirliu deklaroi se do të ndalohet qarkullimi i njerëzve nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit për një periudhë dy javore.

Po kështu në gjimnazet ku paraqitet një nivel i lartë i rrezikut, mësimi do të kalojë online.

Gjithashtu do të ketë edhe një zgjatje të sezonit të provimeve, duke bërë një kombinim mes provomeve online dhe atyre ne auditorë. Këto masa do të jenë në fuqi duke nisur nga nesër, deri në datën 25 shkurt.

“Ndodhemi në një situatë ku dyshimet e arsyeshme na bëjnë të mendojmë se kemi një qarkullim të mutacioneve të reja të Covid.

Kemi dhe një shtim të ndjeshëm të infektueshmërisë. Jemi në një kohë kur kushtet atmosferike e bëjnë edhe më të pafavorshme situatën.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vlerësuar mbi baza ditore situatën epidemiologjike dhe mbi bazën e një analize shumëplanëshe dhe një experience të fituar gjatë këtyre muajve, ka vendosur në mbledhjen e ditës së sotme, duke u bazuar në një parim të palëkundur:

Ndalimin e qarkullimit të lëvizjes së njerëzve pas orës 20:00 deri në 06:00.

Kjo do që qëndrojë në fuqi për një periudhë 14 ditore. Pra nga e enjtja e datës 11 shkurt deri më 25 shkurt.

Ndalimi i bareve dhe lokaleve, me përjashtim të shërbimit delivery në fashën e vendosur të orarit të lëvizjes nga data 11 shkurt deri më 25 shkurt. 

Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme në zonat e riskut të lartë ku përfshihen bashkitë Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnjë, Kamëz e Pogradec…, do aplikojnë mësimin online.

Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid.”-deklaroi ministrja.

Manastirliu theksoi se këto dy javë janë vendimtare për parandalimin e përhapjes së virusit. Ajo u shpreh se Task Forca do të jetë 24 orë në terren./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *