Vendosni fjalën kyçe....

Nis seanca ndaj tre infermiereve e sanitares së “Shefqet Ndroqit”, prokuroria kërkon mbajtjen e tyre në burg


Arrest në burg ka kërkuar prokuroria ndaj tre infermiereve dhe sanitares së arrestuar pak ditë më parë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë.

Katërshja së bashku me sanitaren Tire Alldërvishi të arresuar pak kohë më parë akuzohen për ngritjen e një skeme abuzive për zhvatjen e familjarëve të pacientëve të shtruar në spitalin në fjalë ku po trajtohen për Covid-19.

Infermieret Mira Bushi, Sheqerie Koçi e Sidorela Çela si dhe sanitarja Rukije Hoxha kanë dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Arrestimi i Tire Alldërvishit erdhi pas denoncimit të vazjës së një pacienteje të shtruar në këtë spital që ndërroi jetë. Sipas denoncueses, ajo i ka dhënë më shumë se 8 milionë lekë të vjetra Alldërvishit. Ndërkohë të hënën u bënë edhe katër arrestimet e tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *