Arrestohet shqiptari Mirko Rosa, i cili ishte arratisur në Zvicër nga ku kërcënonte policinë italiane përmes videove në TikTok.
46-vjeçari Mirko Rosa, i njohur si ‘Mirko floriri’ për shkak të biznesit të tij ishte i shpallur në kërkim nga policia italiane për një sërë veprash penale dhe ishte dënuar me 6 vite burg.
Edhe pse në arrati, ai vijonte të ngacmonte autoritetet italiaane përmes videove në rrjetin social. “Marshall, mos i harxho paratë e tua, nuk do të më kapësh kurrë”.- shprehej ai në një nga videot.
Sapo iku jashtë vendit, Rosa u përpoq t’i bënte karabinierët të besonin se ai ishte në vende të tjera që s’skishin lidhje me vendndodhjen e tij. “Përshëndetje të varfër. Ne jemi në Melburn, Australi.”– thoshte ai në një video, ku gjendej në Danimarkë.
Sipas medieve italiane, ai u përmendte karabinierëve dhe Kanunin dhe gjakmarrjen.
Tani Rosa është mbyllur në La Farera, burgu i Luganos dhe ndodhet në pritje të ekstradimit. Ai akuzohet për një sërë krimesh: mashtrim, abuzim në familje, dëmtim personal, vrasje të kafshëve, pastrim parash, botim arbitrar i akteve të procedurave penale, simulim i krimit dhe fyerje ndaj një zyrtari publik.