Vendosni fjalën kyçe....

PS regjistrohet për zgjedhjet e 25 prillit, pak orë më parë të njëjtën gjë bëri edhe Tom Doshi


Partia Socialiste ka dorëzuar në KQZ, kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 25 prillit.

Të njëjtën gjë bëri më herët ditën e sotme kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi.

Ndërsa ditë më parë janë regjistruar edhe pjesa dërrmuese e partive të tjera, përfshirë Partinë Demokratike e Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Pak ditë më parë, ambasadorja amerikane bëri thirrje për moskandidimin  e Tom Doshit, të cilit i është ndaluar hyrja në SHBA, por kjo gjë nuk e ka penguar atë që të regjistrohet në zgjedhje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *