Vendosni fjalën kyçe....

“Shqipëria 2030” – Rama poston foton e takimit për programin dhe shpalos objektivat qeverisëse


Partia Socialiste është në fazën përfundimtare të programit të saj elektoral për zgjdhjet e 25 prillit.

Socialistët po bëjnë takime të shpeshta për të përfunduar programin e më pas do nisin prezantimin e tij te qytetarët.

Ajo që të bie në sy është se drafti i propoozuar thotë ‘Shqipëria 2030’, ç’ka nënkupton se shpalos vizionin dhe qëllimin e kryeministrit Rama për ofertën e tij deri në vitin 2030.

Kreu i qeverisë e ka thënë edhe më herët se synon që të qeverisë përtej 8 viteve të deritanishme, duke synuar edhe të paktën dy mandate të tjera, deri në vitin 2030.

“Drejt finalizimit të Vizionit Shqipëria 2030 dhe Planit të Veprimit 2021-2025.” – shkruan Rama në një postim në Instagram.

Ndërkohë mbi kopertinën e draft programin shkruhet: “Shqipëria 2030,  S’ka kohë për pushim”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *