Në Konferencën e sotme për mediet, doktoreshë Silva Bino ka deklaruar se Instituti i Shëndetit Publik ka dërguar në Londër për të parë 50 monstra, për të parë nëse një qytetar është prekur me mutacionet e reja të COVID-19. Ajo theksoi se dyshohet për variantin britanik dhe afrikan.
“Kemi 50 mostra që po dërgohen në ISHP të Londër, janë mostra të përzgjedhura nga ri-infeksionet, nga ato që ne kemi dyshuar, së bashku edhe me laboratorët provat.
Të dyja llojet mund të jenë prezentë, ai i Afrikës së Jugut ose ai i Britanisë, nga rritja e numrit të infeksioneve, prekjes së moshave të reja. Këto laboratorë janë laboratorë referencë, të mbingarkuar, por ne kemi marrë konfirmimin që mostrat tona do të shikohen.
Ne po ashtu presim metodologjinë e re që të na vijë nga Turqia, po zbatohet edhe në Norvegji e do të na lehtësojë punën për t’i dalluar më mirë këto mutacione””- deklaroi ekspertja e ISHP-së, Silva Bino.
Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe Ministria e Shëndetësisë lajmëruan sot se përgjatë dy javëve të ardhshme do të kemi në fuqi rregulla më të shtrënguara kundër Covid-19.