Një infermiere e moshës 40-vjeçare, ka pësuar paralizë të ekstremiteteve të poshtme pas dozës së 2-të të vaksinës. Sipas medieve greke, infermierja nuk kishte patur sëmundje më parë.
Infermierja që mori dozën e dytë të vaksinës, në spitalin e Korfuzit, u paralizua nga sindroma neurologjike autoimune Guillain-Barre. Ende nuk është konstatuar nëse kjo është e lidhur me vaksinën, pasi deri më tani nuk ka ndodhur ndonjë rast të tillë. Ajo është një infermiere 40-vjeçare, nënë e dy fëmijëve.
Infermierja i është nënshtruar një radiografie, e cila doli “e pastër” dhe po ekzaminohet nga neurologët për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur.
“Ekstremitetet e saj të poshtme janë paralizuar.”, deklaroi presidenti i POEDIN (Federata Panhelenike e Punonjësve të Spitalit Publik), Michalis Giannakos në Open TV.
“Ajo ishte në shëndet të përsosur, është e sigurt që është një efekt anësor i vaksinës. 400,000 njerëz janë vaksinuar dhe ata nuk kishin asnjë problem, por ne themi se kjo kolege nuk kishte absolutisht asnjë problem shëndetësor. Unë jam plotësisht i vetëdijshëm për atë që po them. Mjekët atje thonë qartë se është një efekt anësor i vaksinës. Ajo është një në 400,000, ajo nuk thotë absolutisht asgjë për vaksinimin, ne nuk themi asgjë të keqe për vaksinën, përkundrazi, por kolegia është në një karrocë dhe nuk mund të ngrihet dhe është terrorizuar.”– tha Giannakos.
Ai shtoi: “Ajo ka bërë të dyja dozat e vaksinës, dhe menjëherë pas dozës së dytë ajo kishte ethe, kishte dhimbje torturuese, u ndie e paralizuar dhe shkoi në spital, siç më tha pasi e kontaktova atë.”
Ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias, është informuar gjithashtu për incidentin. Lajmi është konfirmuar dhe nga presidenti i punonjësve të spitalit të Korfuzit, N. Ioannou.
“Pas dozës së vaksinës së dytë, një koleges sime, si shumë kolegëve të tjerë, iu shfaqën ethe, por pastaj ajo u godit edhe më shumë dhe vuajti nga paraliza e gjymtyrëve të poshtme. Asaj po i bëhet trajtimi i duhur. Ajo është luftarake, ka punuar në vijën e frontit për 17 vjet, pa ndonjë sëmundje themelore. Është dita e katërt sot.”- tha presidenti i punonjësve të Spitalit të Korfuzit, N. Ioannou, duke folur për” Ora Hellados “.
“Infermierja nuk po ecën për momentin, ajo po monitorohet nga mjekët, është një efekt serioz anësor i vaksinës dhe kompania duhet ta shohë atë dhe të mbajë koston financiare.”- shtoi ai.