Presidenti Ilir Meta mbrëmjen e sotme për emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama nuk do ketë kurrë koalicion.
“Kurrë mos e mendoni se ekziston një mundësi, që Ilir Meta të bëjë një koalicion me Ramën. Kjo histori ka përfunduar! Kurrë më marrëveshje me Edi Ramën! Marrëveshje politike në këtë tokë mes Ilir Metës dhe Edi Ramës nuk do ketë më kurrë”-deklaroi Presidenti.
Por, a përdori truk Ilir Meta kur tha se nuk bën koalicion me Edi Ramën?
Pavarësisht se Meta deklaroi se mes tij dhe Ramës nuk do ketë më koalicion kjo nuk do të thotë se mes Ramës dhe Kryemadhit nuk mund të ketë një marrëveshje.
Gjithashtu nuk mund të thuhet se nuk mund të ketë as një marrëveshje mes Ramës dhe LSI-së.
Fakti që Presidenti Meta e kanalizoi vendosmërinë për të mos krijuar një marrëveshje me Ramën te vetja lë vend për justifikim në një moment të dytë nëse ndodh ndryshe.
Kjo sepse siç ka ndodhur shpesh që çifti Meta publikisht ia hedhin fajin njëri tjetrit për aleancat që kanë kryer./Hashtag.al