Vendosni fjalën kyçe....

Adrian Thano përplaset me Gjylametin: Ti nuk je historia e PS-së, ma shpif hipokrizia jote


Mes gazetarit Adrian Thano dhe deputetes socialiste Blerina Gjylameti u zhvillua një debat i fortë me akuza dhe kundër akuza lidhur për imazhin e Shqipërisë.

Përplasja u ndodhi në emisionin “As pro, as kundër” të drejtuar nga Robert Aliaj në ABC dhe u desh ndërhyrja e tij për të ulur tensionin.

Debati në studio

Adrian Thano: Hapi temën e premtimeve, ju i keni mbajtur ju, se ke 8 vite?

Blerina Gjylameti: Absolutisht po

Adrian Thano: Ju flisni për imazhin e Shqipërisë kur jeni në qeverisje, kur jeni në opozitë flisni ndryshe dhe ndërroni vendet me ata, ata bëjnë të njëjtën gjë si ju tani. Na tregoni imazhin e Shqipërisë, po cfarë ke bërë ti për imazhin e Shqipërisë para 8 viteve?

Blerina Gjylameti: Zoti Thano po paragjykoni.

Adrian Thano: Ti jo njëherë, se je e re, ke ardhur me Rilindjen, po ata të tjerët përpara? A e kanë nxirë njëlloj me këtë standardin tënd?

Blerina Gjylameti: Je duke paragjykuar. E para unë ju, unë jam zonja Gjylameti, nuk jam ti?

Adrian Thano: Zonja Gjylameti jeni për ata që kanë respekt, unë nuk kam pikë respekti, pasi ndryshe flisni kur qeni në opozitë dhe ndryshe në qeveri.

Blerina Gjylameti: Nëse nuk ke respekt për mua mu drejto me etikë në studio, pasi pa etikë nuk lejoj askënd. Nëse nuk ke respekt mos mu drejto.

Robert Aliaj: Nuk është se nuk ka respekt për ju personalisht, nuk tha këtë, por për ju si forcë politike. Nuk është personale.

Blerina Gjylameti: Jo, sapo ma tha.

Adrian Thano: Ti nuk përfaqëson historinë në PS, ti ke ardhur tani, o zonjë, a ke ardhur tani ti, pas 2013?

Blerina Gjylameti: Zoti Thano, nëse nuk i njihni njerëzit interesohuni.

Adrian Thano: Jam interesuar. Jam interesuar.

Blerina Gjylameti: Nëse jeni interesuar mos flisni kështu…është shumë e pavend.

Adrian Thano: Po ça i keni këto, imazhi i Shqipërisë, hapi para 2013 çfarë keni bërë ju për imazhin e Shqipërisë, të tregoj.

Blerina Gjylameti: Zoti Thano do ju lutesha të jeni më respekt përsa kohë jemi në një panel.

Adrian Thano: Kam respekt për studion unë, jo për ty.

Blerina Gjylameti: Atëherë drejtohuni andej, mua nuk më mungon respekti juaj. Vazhdoni drejtohuni andej.

Adrian Thano: Temën e së majtës e hapa unë, nëse s’do që unë të përgjigjem, mos fol.

Blerina Gjylameti: Unë ju sugjeroj të qetësohuni se po humbisni qetësinë.

Adrian Thano: Unë jam shumë i qetë dhe mbi të gjitha jam i qartë, me hipokrizinë tuaj, na e keni shpifur.

Blerina Gjylameti: Robert unë me këto terma nuk jam fare dakord.

Adrian Thano: Ec mo burrë tani, mos na trego imazhin e Shqipërisë, sikur se dimë cfarë keni bërë përpara se të vinit në pushtet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *