Në spitalin e burgut ku po qëndron Dritan Dajti janë marrë masa shtesë sigurie. Masat vijnë lidhur me dyshimet për një arratisje të mundshme të Dajtit nga spitali i burgut ku po qëndron për t’u trajtuar.
Sipas A2, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë kanë mbërritur dy shkresa nga Shërbimi Informativ ku flitet për një dyshim rreth një plani për arratisjen e Dritan Dajtit.
Ky i fundit është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e katër efektivëve në gusht të vitit 2009.
Në spitalin e burgut janë shtuar efektivët e policisë dhe agjentë civilë që ruajnë mjediset e jashtme. Dajti është shtruar në spitalin e burgut dy javë më parë pasi dyshohej se ishte prekur nga Covid-19 dhe po qëndron aty.