Vendosni fjalën kyçe....

Endrit Braimllari pas gjobës për shkeljen e masave anti-Covid: Rama i tmerruar nga rritja e LSI-së


Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari, ka reaguar pas gjobës së majme prej 5 milionë lekësh të reja që ka marrë për organizimin e një aktiviteti politik në Maliq.

Në njoftimin e shpërndarë për mediet nga zyra e shtypit e LSI-së, Braimllari thotë se kjo gjobë tregon “tmerrin” që ndjen kryeminisrti Edi Rama karshi rritjes së LSI-së.

Ai sulmon gjithashtu drejtorin e policisë së Korçës, Ferdinand Mara, deputetin socialist të kësaj zone dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Braimllari u bën thirrje të merren me arrestimin e kriminelëve, në vend që të gjobisin qytetarët e ndershëm.

“Kryeministri Edi Rama është i tmerruar nga rritja e pandalshme e LSI në Qarkun e Korçës. Gjoba tregon tmerrin që Edi Rama ka ndaj LSI. Edi Rama, Niko Peleshi nuk mund të intimidojnë simpatizantët e LSI me ushtarin e tyre në drejtorinë e qarkut të Korçës, Ferdinand Mara. Ferdinand Mara është ushtar i Edi Ramës, Niko Peleshit dhe Rragamit të bëjë kujdes të respektojë ligjin dhe të merret me trafikantët dhe trafikun e drogës dhe jo të gjobisë qytetarët e ndershëm. Më 25 prill të rinjtë dhe të rejat e Korçës do të çmontojnë këtë treshe që ka marrë peng Korçën”, thuhet në reagimin e Braimllarit.

Sjellim ndërmend se Braimllari u gjobit nga policia, pasi në datën 7 shkurt organizoi një takim me banorë të Maliqit, brenda një sale ku morën pjesë më shumë se 10 persona.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *