Vendosni fjalën kyçe....

Fevziu: Ftoj edhe personat që më kanë sharë nëse më duhet për emisionin


Drejtuesi i emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu e ka cilësuar veten si person i ftohtë.

Në një intervistë për “Top Albania Radio”, Fevziu tha se si person i ftohtë që është atij nuk i intereson nëse personat që fton e kanë sharë.

Kjo sipas tij nuk i intereson nëse e shajnë nëse i duhet për emision.

Unë jam i ftohtë, jam i ftohtë si ndaj emisionit, si ndaj të ftuarit, nuk dua t’ia di fare nëse personat që vinë… se shoh njerëz që më thonë ‘uuu si fton ti këtë, ky të ka sharë’ as më bëhet vonë fare për këtë, në qoftë se më duhet për emision, kjo nuk hyn fare në llogarinë time, s’kam asnjë lloj emocioni as ndaj të ftuarve, as ndaj asaj që ata thonë… Emocioni i vetëm për mua është që të eci mirë emisioni!”-tha Fevziu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *