Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas gjobës së vënë nga policia si masë për shkeljen e rregullave anti-covid.
Kryemadhi thotë se “Monikën nuk e ndalon plumbi dhe jo më Gjobat e Ramës” duke shtuar se LSI-ja zgjerohet përditë.
“Monikën nuk e ndalon plumbi dhe jo më gjobat e Ramës. LSI do shtohet dhe po shtohet çdo ditë. Rama është një kufomë e pakallur. Të ketë kujdes se kokaina që i vjen nga Elbasani nuk është aq e pastër. LSI do të rritet dhe Rama të ketë kujdes se nuk do t’i bëjnë derman as bombolat e oksigjenit të Ndragetës dhe as të Lali Erit”,- tha kryetarja e LSI.